Lidhje

Koment me pikpamjet e qeverisë amerikane: Vizita e Presidentit Bush në Shqipëri


Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka përjetuar një periudhë tranzicioni pas 46 vjet nën regjimin komunist, në një demokraci shumëpartiake dhe një sistem ekonomik të tregut të lirë.

Gjatë vizitës tij në fillim të javës, Presidenti amerikan Xhorxh Bush, tha se “Shqipëria është një vend, i cili i ka flakur zinxhirët e një shoqërie shtypëse dhe se tani po i tregon botës për ato që ka mundësi të bëjë ky vend.” Po ashtu, Shqipëria po bën përpjekje që të mbështesë demokracinë jashtë vendit. Ky vend ka dërguar 120 trupa elitë në Irak.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha bëri të njohur se Shqipëria do ta rrisë së shpejti edhe numrin e turpave të Afgansitan, duke çuar atje 110 ushtarë të tjerë. “Shqiptarët, - tha zoti Berisha,- janë tepër krenarë për miqësinëe tyre me Shtetete e Bashkuara dhe për bashkëpunimin që ata kanë me kombin tuaj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, për praninë e trupave shqiptare, krahas me ato amerikane në Irak dhe në Afganistan.”

Zoti Bush i falënderoi shqiptarët për kontributin e tyre në Afganistan dhe në Irak:

"Shqiptarët e njohin mirë tmerrin e tiranisë. Prandaj, ata përpiqen t’ua çojnë shpresën e lirisë edhe popujve që nuk e kanë njohur ende atë. Kjo është një përpjkeje fisnike dhe sakrificë. Unë e vlerësoj sakrificën tuaj, tha Presidenti Bush.

Shqipëria, po ashtu shpreson të anëtarësohet në NATO. Ajo ka ndërmarrë disa nga reformat e nevojshme për anëtarësim. Por, nevojiten edhe reforma të tjera politike dhe ushtarake, mes tyre reformat demokratike dhe për zbatimin e ligjit, si dhe përpjekje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin Shqipërinë në përpjekjet e saj pët anëtarësim në NATO dhe janë të përkushtuara ta ndihmojnë këtë vend t’i përmbushë kërkesat e nevojshme.

Kosova, është një tjetër çështje e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak të shumicës së popullsisë së saj shqiptare. Presidenti Bush shprehu mbështetje të fuqishme për planin që i është dorëzuar Kombeve të Bashkuara, që do t’i jepte pavarësinë Kosovës. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Serbisë për lidhje më të ngushta me Perëndimin, siç është edhe anëtarësimi i mundshëm i këtij vendi në NATO.

Populli i Shqipërisë është i përkushtuar ta kapërcejë atë ç’ka mbetur nga shtypja dhe varfëria e viteve të komunizmit. “Megjithë vështirësitë që ka kaluar vendi, ynë, - tha kryeministri Berisha, - “liria ka patur rezultate tek shqiptarët." //lk

XS
SM
MD
LG