Lidhje

Human Rights Watch kritikon ndërkombëtarët në Kosovë


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch thotë se Kombet e Bashkuara kanë dëmtuar emrin dhe kanë minuar legjitimitetin e tyre, duke mos parandaluar dot shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Organizata shprehet sot në një raport se institucionet ndërkombëtare të ngarkuara me mbikqyrjen e gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë nuk kanë marrë masat e duhura ndaj shkeljeve të kryera si nga UNMIK-u ashtu edhe nga paqeruajtësit e NATO-s.

Kjo organizatë tha se vitin e kaluar, një komisioni të OKB-së i ishte hequr mandati për të hetuar rreth ankesave kundër forcave të huaja në Kosovë. Human Rights Watch akuzoi gjithashtu personelin e OKB-së dhe NATO-s se ishin përpjekur t’i shmangeshin kontrollit mbi veprimtarinë e tyre. Organizata thotë se NATO-s i duhet të bëjë shumë punë për të përmirësuar sistemin e llogaridhënies. // ze //

XS
SM
MD
LG