Lidhje

Vazhdon në rregull misioni i anijes Atlantis


Kontrollorët amerikanë dhe rusë thonë se kanë rikthyer pjesërisht në punë kompjuterat që komandojnë sistemet e navigacionit dhe ato biologjike në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Zyrtarët e Nasës nuk janë të sigurt se cili ishte shkaku që dje, kompjuterat në segmentin rus të stacionit të ndalonin së funksionuari. Kontrollorët në tokë kanë përdorur motorët reaktivë të anijes Atlantis për të stabilizuar pozicionimin e stacionit.

Drejtuesi i programit të Stacionit Orbital Mike Suffradini tha se pret që difektet të zgjidhen por shtoi se Nasa mund ta mbajë anijen të ankoruar në stacion një ditë më shumë për të ndihmuar në kapërcimin e problemit. Ai tha se në rastin më të keq, ekuipazhi i tanishëm i stacionit të hapësirës mund të duhet të kthehet në Tokë në se inxhinierët nuk e rregullojnë dot difektin. // ze //

XS
SM
MD
LG