Lidhje

Irak: Një grup ekstremist thotë se ka ekzekutuar 14 ushtarë dhe policë


Një grup irakian që ka lidhje me Al-Kaidën thotë se ka ekzekutuar 14 ushtarë dhe policë, pasi kishte skaduar afati i kërkesave të i kishte paraqitur qeverisë.

Grupi kishte publikuar dje në internet një video ku tregohej një kryengritës me maskë duke ekzekutuar 14 irakianë. Ata ishin të gjithë në gjunjë në kohën e ekzekutimit dhe me duar të lidhura.

Nuk mund të verifikohej vërtetësia e videos. Një grup i lidhur me Al-Kaidën tha ditën e hënë se kishte kapur 14 irakianët dhe kërcënoi se do t’i ekzekutonte brenda 72 orëve nëse qeveria nuk lironte të burgosurit suni.

Ndërkohë dje në Irak u sulmuan 6 xhami suni, një ditë pasi të dyshuar militantë të Al-Kaidës hodhën në erë xhaminë e shenjtë Askaria, në qytetin Samarra. Nuk pati njoftime për viktima nga sulmet e djeshme./al/

XS
SM
MD
LG