Lidhje

Vdiq në Vienë ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kurt Valdheim


Vdiq në Vienë ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe ish president i Austrisë Kurt Valdheim. Ai ishte 88 vjeç. Shtypi austriak thotë se zoti Valdheim vdiq dje nga pushimi i zemrës.

Mandati i zotit Valdheim si sekretar i përgjithshëm i OKB-së nga viti 1972-1982 dhe zgjedhja e tij si president i Austrisë në vitin 1986 u mjegulluan nga njoftimet se gjatë luftës së dytë botërore ai kishte shërbyer në një njësi të ushtrisë gjermane që kreu mizori në Ballkan.

Ai kurrë nuk u akuzua për ndonjë krim, por mohimet e tij të mëparëshme për pjesmarrje në këtë njësi shkaktuan kritika të ashpra ndërkombëtare dhe marrjen e një mase nga ana e Uashingtonit që e ndalonte atë të vizitonte Shtetet e Bashkuara.

Më vonë, zoti Valdheim e pranoi se veproi gabim duke fshehur të kaluarën e tij. Ai gjithashtu tha se i vinte keq që Kombet e Bashkuara nuk kishin qënë në gjendje të gjenin zgjidhje për çështjet e Qipros dhe Lindjes së Mesme gjatë periudhës që ishte Sekretar i Përgjithshëm./al/

XS
SM
MD
LG