Lidhje

Programi i ri i Mikrosoftit, revolucion në përdorimin e kompjuterit


Konsumatorët në hotelet dhe restorantet e mëdhenj do të jenë të parët që do të provojnë risinë e fundit të Mikrosoftit. Hartuesit e një programi të ri parashikojnë se teknologjia e re do të revolucionarizojë mënyrën sesi ne ndërveprojmë me kompjuterin. Ajo i bën detyrat komplekse aq të lehta sa që mund të zgjidhen me një të shtypur të butonit. Novacioni i fundit i Mikrosoftit nuk kërkon maus apo tastjerë – por vetëm gishta. Themeluesi Bill Gates e quan Microsoft Surface risinë e fundit të programeve të kompanisë.

“Kur lëviz gishtat ka një kamer që kupton se ku po prek. Në fakt unë mund të prek në vende të ndryshme nga çdo anë e tavolinës. Kështu që është faktikisht një kompjuter me dritare personale, por me kapacitet tjetër sipërfaqësor. Kompjuterat e rinj jo vetëm që janë të ndjeshëm ndaj prekjes, por ata mund të njohin pajisjet e komunikimit me valë si Bluetooth-i. Jeffrey Gattis thotë se kompjuteri lexon edhe kartat e kreditit. “

Jam në Sheraton, mund të marr çelësin e dhomës ose kartën e kreditit që pranon Sheratoni dhe të prek sipërfaqen e kompjuterit. Ai njeh menjëherë se cili jam dhe se kam 5 mijë e 500 pikë në llogarinë time”. Kompjuteri lejon konsumatorët të blejnë muzikë. Vendos një Zunë në sipërfaqe dhe mund të marrësh muzikë. Gattis thotë se çdo gjë bëhet pa tela. Fotografitë dixhitale sigurisht që janë kollaj fare. Gates thotë se kompjuteri njeh kamerat e pajisura me Wi-Fi dhe ngarkon fotot menjëherë.

“Çdo fotografi që kam marrë dhe që dua ta fus në koleksionin tim, kompjuteri e kupton se aty ka një kamera dhe përdor lidhjen pa tel për të marrë fotografitë dhe për ta shfaqur në ekran”.

Microsofti ka investuar shumë në zhvillimin e produkteve të tilla që mund të përdoren për të porositur ushqime ose pije. Menaxheri i përgjithshëm i programit Microsoft Surface, Pete Thompson beson se teknologjia e re do ti bëjë kompjuterat më të thjeshtë për këdo qoftë edhe për teknofobët.

“Një nga gjërat për të cilat unë personalisht jam shumë i kënaqur është fakti se kompjuterat e sipërfaqshëm i çlirojnë njerëzit që kanë qënë nervozë deri tani për produktet kompjuterike. Tani çdo gjë është shumë e thjeshtë. Nuk ke pse të dish shumë për të përdorur kompjuterin”.

Microsoft Surface pritet të dalë në treg në muajin nëntor. Por me një çmim midis 5 dhe 10 mijë dollarësh, ai do të jetë fillimisht për pikat tregëtare.

“Kemi thënë nga një kompjuter për çdo tavolinë, kurse tani themi çdo tavolinë do të jetë një kompjuter”. //kk//

XS
SM
MD
LG