Lidhje

Francë: Nesër raundi i fundit i zgjedhjeve


Francezët do të shkojnë nesër në votime në raundin përfundimtar të zgjedhjeve legjislative që pritet t’i japin një fitore të ndjeshme partisë së qendrës së djathtë të presidentit Nikolas Sarkozi.

Votimi filloi qysh sot në territoret franceze jashtë vendit. Votuesit do të zgjedhin deputetët për në parlamentin prej 467 vendesh.

Përkrahësit e presidentit kanë fituar tashmë 109 vende në raundin e parë të zgjedhjeve që u zhvilluan të djelën e kaluar. Partia Socialiste rivale fitoi vetëm një vend.

Anketat e fundit të opinionit, tregojnë se partia në fuqi dhe aleatët e saj do të fitojnë më shumë se 400 vende në Asamblenë Kombëtare, prej 577 vendesh. Socialistët dhe të majtët e tjerë mund të fitojnë rreth 160 vende.

Një shumicë dërmuese në parlament do t’i ndihmojë planet e zotit Sarkozi për reforma të zgjeruara, përfshi dënime më të rënda për vepra kriminale, forcimi i regullave të imigracionit dhe mosvenia e taksave për punëtorët që punojnë jashtë orarit. //kk//

XS
SM
MD
LG