Lidhje

Arrestohet një ish-gjeneral serb i akuzuar për krime në Kosovë


Një ish-gjeneral i policisë serbe i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Kosovë në vitet 1990 është arrestuar dhe po dërgohet në gjykatën për krime lufte në Hagë.

Autoritetet thonë se Vlastimir Djordevic, ish-ndihmës ministër i brendshëm dhe njeri i afërt i ish-Presidentit Serb Sllobodan Millosheviç u arrestua sot nga policia në Mal të Zi. Një zëdhënës i Gjykatës së Hagës tha se arrestimi u bë me ndihmën e Serbisë.

Ishte arrestimi i dytë këtë muaj i një të akuzuari për krime në luftrat e Ballkanit. Më 1 qershor, arrestimi i ish-gjeneralit boshnjak Zdravko Tolimir bëri që Bashkimi Evropian të rifillonte bisedimet për anëtarësimin me Beogradin.

Prokurorët e kanë akuzuar Djordevicin për rolin në dëbimin me forcë të 800 mijë banorëve të Kosovës dhe vrasjen dhe persekutimin e qindra civilëve shqiptarë nga viti 1997 në vitin 1999. //kk//

XS
SM
MD
LG