Lidhje

Shefat e diplomacisë evropiane diskutojnë për kushtetutën e BE-së


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Luksenburg në prag të takimit të kësaj jave që synon arritjen e marrëveshjes mbi statutin e ri të BE-së.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës mban kryesinë e radhës të Bashkimit, po përpiqet që gjatë takimit të nivelit të lartë ditën e enjte, të zgjidhë një mosmarrëveshje që mban të bllokuar prej dy vjetësh çështjen e projekt kushtetutës së BE-së. Votuesit francezë dhe holandezë e hodhën poshtë një projekt të mëparshëm në vitin 2005.

Kushtetuta e re që të hyjë në fuqi duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare të BE-së. Por Polonia ka paralajmëruar se do t’i vërë veton projektit të ri, nëse nuk përmban dispozita që çështjet e votimit t’u lihen në dorë banorëve të secilit vend anëtar.

Zonja Merkel u takua dje me presidentin polak Les Kazinski në afërsi të Berlinit, por nuk u njoftua ndonjë përparim në zgjidhjen mosmarrëveshjes. Kancelarja gjermane u takua sot edhe me kryeministrat e Luksemburgut dhe të Republikës çeke.//kk//

XS
SM
MD
LG