Lidhje

Qeveria e re palestineze bën betimin


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dekretoi një qeveri emergjence dhe shpalli të paligjshëm grupet e armatosura të fraksionit ekstremist Hamas.

Ai i ndërmori këto hapa sot pasi Hamasi mori nën kontroll Rripin e Gazës javën e kaluar gjatë luftimeve të ashpra me grupin Fatah të zotit Abbas.

Kabineti i ri drejtohet nga ekonomisti i pavarur Salam Fayyad. Kryeministri Fayad thotë se qeveria e re do të respektojë ligjet palestineze dhe do të punojë për të bashkuar palestinezët.

Pak pas ceremonisë së betimit në Ramallah, Presidenti Abbas nxorri një dekret ku shpallte të paligjshëm grupet e armatosura të Hamasit.

Kabineti i ri zëvendëson qeverinë e koalicionit Hamas-Fatah që zoti Abbas e shpërndau pasi Hamasi mori nën kontroll Gazën. Zoti Abbas dhe Fatahu vazhdojnë të kenë nën kontroll Bregun Perëndimor. Hamasi e konsideron qeverinë e re si jokushtetuese dhe thotë se vazhdon të jetë në pushtet.//kk//

XS
SM
MD
LG