Lidhje

Afganistan: Forcat e koalicionit kërkojnë falje për vrasjen e 7 fëmijëve


Në Afganistan, forcat e koalicionit të udhëhequra e Shteteteve të Bashkuara, kërkuan falje për vrasjen e 7 fëmijëve në sulmet e djeshme ajrore ndaj një grupi ndërtesash, ku mendonin se fshiheshin militantë të Al-Kaidës.

Në një deklaratë të koalicionit, thuhej se kishte të dhëna zbulimi, se në kompleksin e ndërtesave në provincën lindore të Paktikas, kishte pjesëtarë të forcave kryengritëse. Në deklaratë thuhej se nga vëzhgimi i ndërtesave, që ishte bërë paraprakisht, dhe ku ndodheshin një xhami dhe një shkollë fetare, nuk kishte të dhëna që të kishte fëmijë.

Një zëdhënës i koalicionit tha se forcat “ndjejnë keqardhje të sinqertë për humbjen e jetës së personave të pafajshëm”.

Në deklaratë thuhej se disa nga fëmijët që mundën të shpëtojnë nga sulmi të dielën vonë, akuzuan militantët që nuk i kishin lënë të largoheshin nga shkolla. Zëdhënësi e quajti incidentin “një tjetër shembull, se si Al-Kaida shfrytëzon xhaminë, apo civilët, si mburoja. Zyrtarët afganë, menjëherë e dënuan sulmin dhe po bëjnë thirrje për hetime. //ze//

XS
SM
MD
LG