Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, vuri në dukje përparimin e rëndësishëm që Serbia ka bërë në bashkëpunimin me gjykatën. Në një raport për Këshillin e Sigurimit, zonja Del Ponte i quan arrestimet e fundit të të dyshuarve si Zdravko Tolimir dhe Vlastimir Gjorgjeviç, si shembullin e një bashkëpunimi më të mirë.
Por ajo e quajti problem të madh dështimin për të arrestuar dhe ekstraduar ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij ushtarak, Ratko Mladiç.
Prokurorja lavdëroi gjithashtu autoritetet në Kroaci dhe Bosnje-Herzegovinë dhe veçanërisht serbët e Bosnjes, për bashkëpunimin e tyre në rritje me gjykatën. Ajo vlerësoi gjithashtu gadishmërinë në rritje të vendeve të Ballkanit për të gjykuar krimet e luftës të një shkalle më të ulët.
Por Kryeprokurorja shtoi se komuniteti ndërkombëtar mbetet vigjilent dhe vëzhgon aktivisht procedurat për të ndaluar ndërhyrjen e qeverive në çështjet gjyqësore.//lk