Lidhje

SHBA dhe BE do të rifillojnë ndihmat për qeverinë palestineze


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan se kanë në plan të rifillojnë ndihmën e drejtpërdrejtë për qeverinë e re palestineze, që nuk përfshin grupin ekstremist Hamas.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, njoftoi sot në Uashington se Shtetet e Bashkuara do të kenë marrëdhënie normale me qeverinë palestineze.

Po sot më parë, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, tha se bashkimi do të rifillojë ndihmat për qeverinë palestinezë të kryeministrit Salam Fajad, një ekonomist i pavarur.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas bëri dje me nxitim betimin e kabinetit të ri, vetëm pak ditë pas shpërndarjes së qeverisë së unitetit mes lëvizjes së tij Fatah dhe Hamasit, si reagim ndaj marrjes me dhunë të Gazës nga Hamasi.

Kjo përçarje i ka lënë palestinezët me dy qeveri rivale. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Bush u zotua ta mbështesë zotin Abaz, në një bisedë telefonike që pati sot me të.//lk

XS
SM
MD
LG