Lidhje

Liban: Vazhdon kriza në një kamp refugjatësh palestinezë


Tre ushtarë të tjerë libanezë u vranë sot në një kamp refugjatësh palestinezë, ndërsa luftimet mes forcave qeveritare dhe militantëve vazhdojnë për të pestën javë me radhë.

Vdekjet e sotme ndodhën, ndërsa forcat qeveritare i vazhduan sulmet me mortaja ndaj pozicioneve të militantëve Fatah-al Islam, në kampin e refugjatëve Nahr al-Bared, në Libanin verior, pranë Tripolit. Po sot, një shpërthim në një dyqan rrotash shkaktoi vdekjen e 2 vetëve dhe plagosjen e një tjetri përjashta kampit të refugjatëve palestinezë Ain al-Helwet në Libanin jugor. Nuk dihet se si u shkaktua shpërthimi.

Dje, raketa të qëlluara nga Libani jugor goditën Izraelin, pa shkaktuar viktima. Ky ishte sulmi i parë me raketa në kufi, që prej luftës së vitit të kaluar, mes Hezbollahut dhe Izraelit në Liban. Hezbollahu e mohon përgjegjësinë për sulmin e djeshëm, i cili nuk shkaktoi viktima.//lk

XS
SM
MD
LG