Lidhje

Shtyhet seanca e fajësisë për një ish gjeneral të policisë serbe


Gjykata e Hagës ra dakord të shtyjë 30 ditë seancën e pranimit ose jo të fajësisë për një ish gjeneral të policisë serbe i akuzuar për krime lufte.

Vlastimir Gjorgjeviç i tha Gjykatës së Hagës se ka nevojë të marrë një avokat. Regullat e gjykatës i japin atij të drejtën të deklarojë fajësinë apo pafajësinë me një paraqitje paraprake në gjyq ose ta shtyjë atë për 30 ditë.

58 vjeçari Gjorgjeviç u arrestua të djelën në Mal të Zi. Ai ka qenë zëvendës ministër i brendshëm i Serbisë dhe shef i sigurimit publik për katër vjet që nga 1997-ta.

Gjorgjeviç akuzohet se planifikoi dhe nxiti krimet në Kosovë në vitin 1999, përfshi shpërnguljen me forcë të 800 mijë banorëve të Kosovës. Ai akuzohet gjithashtu për përndjekjen dhe vrasjen e qindra shqiptarëve. //ze//

XS
SM
MD
LG