Lidhje

Bush, Olmert mbështesin presidentin palestinez Abas


Presidenti Bush dhe kryeministri izraelit Ehud Olmert shprehën mbështetje për presidentin palestinez Mahmud Abas në luftën e tij me grupin ekstremist Hamas.

Presidenti Bush dhe zoti Olmert i bënë komentet gjatë bisedimeve që patën sot në Shtëpinë e Bardhë lidhur me rigjallërimin e procesit të paqes.

Presidenti Bush e quajti zotin Abas “një zë të moderimit” dhe “president të të gjithë palestinezëve”. Zoti Olmert tha nga ana e tij se do të bëjë çdo përpjekje për të bashkëpunuar me zotin Abas.

Javën e kaluar, Presidenti Abas i grupit Fatah, e shpërndau qeverinë palestineze të drejtuar nga Hamasi dhe pranoi betimin e kabinetit të ri të dielën.

Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës javën e kaluar pas luftimesh të ashpra me Fatahun, i cili mbetet në kontroll të Bregut Perëndimor. //ze//

XS
SM
MD
LG