Lidhje

Serbia shprehet përsëri kundër pavarësisë së Kosovës


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç theksoi përsëri gatishmërinë e vendit të tij për t’i dhënë Kosovës autonomi të gjerë por jo pavarësi.

Ministri Jeremic tha se Serbia është e gatshme të bëjë marrëveshje që do t’i jepte shumicës shqiptare të Kosovës çdo formë autonomie ose vetqeverisjeje. Në komentet që bëri në Athinë pas bisedimeve me ministren e Jashtëme greke Dora Bakojanis, ai tha se Serbia nuk mund të bëjë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e saj.

Kombet e Bashkuara e kanë administruar Kosovën që nga viti 1999, kur NATO-ja ndërmori sulmet ajrore në përgjigje të fushatës serbe të spastrimit etnik, sulme këto që i deryruan forcat serbe dhe jugosllave të sigurimtit të linin Kosovën.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari, ka propozuar që Kosovës t’i jepet pavarësi e mbikqyrur nga ndërkombëtarët. Serbia e ka kundërshtuar planin. Aleatja e saj tradicionale, Rusia, ka kërcënuar se do t’i vërë veton propozimit në Këshillin e Sigurimit. //ze//

XS
SM
MD
LG