Lidhje

Shqipëri: Pa rezultat seanca e parë për zgjedhjen e presidentit


Në Shqipëri, deputetët e parlamentit mbyllën pa rezultat seancën e parë ku duhet të votohej për presidentin e ri të vendit, i cili do të zëvendësonte kreun e tanishëm të shtetit, Alfred Moisiu.

Parlamenti e anuloi votimin sepse asnjëra nga partitë politike nuk kishte propozuar zyrtarisht ndonjë kandidat. Ligjvënësit janë përfshirë në negociata rreth procedurës për zgjedhjen e presidentit të ri para përfundimit të mandatit të zotit Moisiu më 24 korrik.

Nëse arrihet konsensus mes partive politike për një kandidat të verëm, votimi mund të zhvillohet menjëherë. Ligji shqiptar kërkon që një kandidat për president të gëzojë përkrahjen e 3 të pestave të parlamentit për t’u zgjedhur.

Dështimi në zgjedhjen e presidentit pas pesë raundesh votimi mund të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Partia Demokratike në pushtet ka lënë të kuptohet se kandidat i saj i mundëshëm do të jetë kryetari i grupit parlamentar Bamir Topi.

Po sot, dy partitë më të mëdha, partia demokratike në pushtet dhe ajo socialiste në opozitë nisën bisedimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Partite kane rënë dakord që këto negociata të hapin rrugën për një konsensus edhe për reformat e rëndësishme të vendit. //ii

XS
SM
MD
LG