Lidhje

Irak: Vriten 34 terroristë të dyshuar në ofensivat kundër kryengritësve


Ushtria amerikane në Irak tha se trupat kanë vrarë 34 terroristë të dyshuar në ofensivat kundër kryengritësve në veri dhe jug të Bagdatit.

Ushtria tha se trupat kanë vrarë 30 persona të dyshuar si terroristë dhe kanë gjetur një numër armatimesh në një operacion masiv kundër al-Kaidës në verilindje të Bagdatit. Ushtria e filloi operacionin dje paradite dhe në të marrin pjesë 10 mijë ushtarë në provincën Dijala.

Në një ofensivë tjetër në juglindje të Bagdatit, trupat amerikane vranë katër kryengritës dhe arrestuan 62 të tjerë.

Ushtria tha gjithashtu se ushtarët amerikanë dhe irakianë zbuluan këtë muaj një jetimore ku strehoheshin 24 djem të abuzuar në një lagje të Bagdatit. Djemtë, nga mosha 3 deri në 15 vjeç, u gjetën lakuriq në një dhomë të errët dhe shumë prej tyre ishin të lidhur në krevate. //ii

XS
SM
MD
LG