Lidhje

SHBA, Evropa qarkullojnë projektrezolutë të re për Kosovën në OKB


Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane propozuan një rezolutë të re e cila parashikon një shtyrje prej katër muajsh në zbatimin e planit Ahtisari për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.

Por ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, tha se projekt-rezoluta që po qarkullon sot mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit është e papranueshme dhe la të kuptohet se vendi i tij do t’i vërë asaj veton.

Propozimi i ri sugjeron që përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës të përpiqen të arrijnë marrëveshje mes tyre për statusin. Por gjithnjë sipas projektrezolutës, nëse bisedimet dështojnë, atëhere zbatohet automatikisht plani Ahtisari i cili i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur nga bashkësia ndërkombëtare.

Serbia e kundërshton vendosmërisht planin Ahtisari si shkelje të kushtetutës së saj dhe te Kartës së Kombeve të Bashkuara. Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass citon ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili ka përsëritur kundërshtimin e Rusisë për çdo rezolutë që nuk gjen mbështetjen si të udhëheqësve serbë ashtu edhe të shqiptarëve të Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG