Lidhje

Papa bën thirrje për respektimin e të drejtave të azilkërkuesve


Papa Benedikti shënoi Ditën Botërore të Refugjatëve me një thirrje drejtuar qeverive në mbarë botën për të respektuar të drejtat e azil-kërkuesve dhe për të mbrojtur ata që lenë vendin për të shpëtuar jetën.

Duke folur sot në Vatikan, Papa bëri thirrje për pranimin e refugjatëve si akt i një solidariteti human për të krishterët dhe një mënyrë praktike për të treguar atë që ai e quajti dashuri evangjeliste.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara dje thuhej se numri i refugjatëve në mbarë botën u rrit me 14 përqind në vitin 2006 kryesisht për shkak të luftës në Irak dhe Afganistan dhe krizës humanitare në Darfur.

Në raport thuhej se dy mijë njerëz shpërngulen çdo ditë në Irak dhe një presje 5 milion refugjatë irakianë ndodhen në kampe në Siri dhe Jordani.

Zyrtarët thanë se shifrat nuk përfshijnë më shumë se katër milion refugjatë në Jordani, Liban, Siri dhe Bregun Perendimor. //ii

XS
SM
MD
LG