Lidhje

Presidenti palestinez Abas tha se nuk do të ketë dialog me Hamasin


Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se nuk do të zhvillojë dialog me Hamasin, duke e dënuar këtë grup ekstremist si “terroristë që kanë komplotuar për ta vrarë”.

Në një fjalim që mbajti sot para popullit palestinez, zoti Abas e dënoi si grusht shteti marrjen nga Hamasi të Rripit të Gazës gjatë luftimeve të javës së kaluar me forcat e partisë së tij Fatah. Fatahu është në kontroll të Bregut Perëndimor.

Po sot, ushtria izraelite vrau katër palestinezë gjatë një shkëmbimi zjarri në Gazë dhe ndërmori një goditje ajrore ndaj Gazës, e para që kur Hamasi mori atje kontrollin javën e kaluar. Izraeli tha se goditjet u ndërmorrën kundër dy raketalëshuesve. Nuk ka njoftime për viktima.

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë thanë se do të lejojnë palestinezët e bllokuar në kufirin me Rripin e Gazës që kanë nevojë urgjente mjekësore të hyjnë në Izrael. Izraeli ra gjithashtu dakord të lejojë shtetasit e huaj të largohen nga Gaza përmes këtij pikëkalimi. //ii

XS
SM
MD
LG