Lidhje

Astronautët në Atlantis presin rezultatet e inspektimit përfundimtar


Astronautët amerikanë në anijen Atlantis po presin rezultatet e inspektimit përfundimtar në sistemin termal të mbrojtjes së anijes, për t’u siguruar se ajo është gati për të hyrë në atmosferën e Tokës nesër.

Inxhinjerët e NASA-s po studiojnë imazhet e marra nga pjesa e jashtëme e anijes për t’u siguruar se koraca mbrojtëse do të jetë në gjendje t’u rezistojë temperaturave të larta gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës.

Një mburojë termale në pjesën e jashtme të anijes u dëmtua gjatë nisjes dhe u riparua më pas gjatë një ecjeje në hapësirë.

Dje Atlantis u shkëput nga stacioni ndërkombëtar i hapësirës për kthimin në tokë nesër në Qendrën e Hapësirës Kenedi. Gjatë misionit të tij, anija Atlantis la në stacionin orbital ndërkombëtar astronautin Clayton Anderson i cili do të kalojë atje disa muaj dhe do të punojë me astronautët rusë që ndodhen tashmë atje.//ii

XS
SM
MD
LG