Lidhje

Panairi i Parisit: Aviacioni dhe teknologjitë në mbrojtje të mjedisit


Industria e avionëve ka kërkuar për një kohë të gjatë të zhvillojë teknologji të re për të ekuilibruar rritjen e kostos së karburantit por industria gjithashtu ka kërkuar mënyra për ta bërë energjinë më të efektshme në fluturim. Këtë vit në Panairin e Parisit shumë kompani po reklamojnë të mirat ambjentaliste të produkteve të tyre.

Industria e aviacionit ka investuar vite dhe miliarda dollarë për t’i bërë motorët më produktivë. Në Panairin e Parisit janë ekspozuar motorë të ndryshëm të ndërtuar për të kursyer karburant. Këtë vit kompanitë po reklamojnë gjithashtu të mirat ambjentaliste të produkteve të tyre. Engine Alliance prodhon motorë për Airbusin e ri A380. Motori përdor 10 përqind më pak karburant sesa motorët e tjerë. Mary Jones e Engine Alliance thotë se eficienca në përdorimin e karburantit i shërben pozitivisht edhe mjedisit. “Kjo do të thotë se digjet më pak karburant dhe çlirohen më pak gaze që shkaktojnë efektin serë”.

Saqib Mahmood punon në një kompani të quajtur Flowmaster që prodhon qarqe elektronike për të rritur efeciencën e karburantit. Ai thotë se shqetësimet për ambjentin kanë rritur interesin e industrisë për produktet e tyre. “Kemi bashkëpunuar me kompani si Airbus që përdorin prodhimet tona për sistemet e karburantit. Ne po punojmë tani me Boingun”.

Parker Aerospace prodhon valvola karburanti që krijojnë më shumë energji me më pak djegie. Nën presidenti Mark Czaja thotë se kompania po zhvillon tani një teknologji alternative të karburanitit për avionët si qelizat e karburantit me hidrogjen dhe pompat e karburantit me etanol. “Karburet alternative që janë në përdorim nuk japin të njëjtin fuqi energjie që japin karburantet që përdoren sot. Por presim përparim në këtë fushë dhe një ditë do të shohim edhe avionët të fluturojnë me karburante alternative”.

Industria e avionëve shpreson se këto dhe risi të tjera do ta bëjnë fluturimin më miqësor për mjedisin. //ii

XS
SM
MD
LG