Lidhje

Koshtunica kërkon tërheqjen e projekt-rezolutës së re për Kosovën


Kryeministi i Serbisë u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore të tërheqin rezolutën për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.

Vojislav Koshtunica tha sot se shtyrja për katër muaj e zbatimit të marrëveshjes Ahtisari nuk do të çojë në negociata reale. Ai tha se kjo masë do të shkelte Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe falenderoi Rusinë që tregoi gatishmëri për t’i vënë asaj veton. Projekt-rezoluta parashikon një shtyrje 4-mujore për t’i dhënë Serbisë dhe udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës më shumë kohë për bisedime.

Rusia dhe Serbia e kundërshtojnë projekt-rezolutën sepse ajo parashikon që Kosova të bëhet automatikisht e pavarur në qoftë se bisedimet e reja nuk japin rezultat.

Në Prishtinë, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kritikoi pikpamjen e Rusisë, duke thënë se Kosova nuk duhet mbajtur peng i vendimeve që bllokojnë të ardhmen e saj. Por i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Stefan Lehene, paralajmëroi udhëheqësit e saj se shpallja e njëanëshme e pavarësisë, do t’i kushtonte Kosovës dhe ajo do të humbiste mbëshetjen botërore. //rd//

XS
SM
MD
LG