Lidhje

Bosnje: Bllokohen llogaritë e mbështetësve të Mlladiçit dhe Karaxhiçit


Autoritetet e serbëve të Bosnjes bllokuan llogaritë bankare të 33 personave të dyshuar se kanë ndihmuar të akuzuarit për krime lufte Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Sipas njoftimeve të medias, ata që penalizohen nga agjencia bankare e serbëve të Bosnjes përfshijnë ish zyrtarë të lartë të Republikës Serbe. Në njoftimet e medias përmendet ish presidenti Mirko Saroviç, ministri i tij i mbrojtjes Bogdan Subotiç dhe ish ministri i financave Milenko Vraçar.

Njoftimet thonë se bllokimi i llogarive përfshin edhe kompanitë që janë pronë e të akuzuarve. Thuhet se këto firma punosojnë një numër ish zyrtarësh të lartë të ministrisë së brendshme të serbëve të Bosnjes. Gjykata e Hagës është ende në kërkim të katër serbëve të akuzuar për krime gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 90.//rd//

XS
SM
MD
LG