Lidhje

25 civilë të vrarë nga sulmi ajror i Natos në Afganistan


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Skefer, po bën thirrje për hetimin e vdekjes së civilëve në pjesën jugore të Afganistanit, pas sulmeve ajrore të aleatëve. Por zoti Skefer fajësoi Talebanët, duke thënë se ata përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Megjithatë ai shtoi se NATO-ja po shqyrton edhe praktikën e saj të angazhimit në luftime. Një shef i policisë afgane tha se 25 civilë, përfshi gra dhe fëmijë u vranë nga një sulm ajror i NATO-s në provincën e Helmandit. NATO-ja dhe shefi i policisë thanë se sulmi u ndërmor pasi forcat talebane ndërmorën një sulm dje në distriktin Gereshk kundër forcave të NATOs.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se NATO-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të bëjë më shumë për të ndalur vrasjen e civilëve gjatë operacioneve ushtarake kundër kryengritësve. //rd//

XS
SM
MD
LG