Lidhje

Bisedime intensive në Bruksel për traktatit e ri të BE-së


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian njoftohet se po shqyrtojnë një propozim të ri që synon të kapërcejnë ngecjen me Britaninë dhe Poloninë për traktatin e ri të BE-së.

Diplomatët e BE-së thanë sot se Gjermania e diskutoi paketën e kompromisit me Poloninë gjatë ditës së dytë të bisedimeve intensive lidhur me traktatin e ri të propozuar. Polonia po kërkon votimin propocional që lidhet me numrin e popullësisë të secilit prej 27 vendeve anëtare. Zyrtarët polakë kanë argumentuar se vendi do të kishte më shumë fuqi votimi në se popullata e tij nuk do të ishte zvogëluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më parë, zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se Franca ka zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me politikën e konkurencës që përfshihej në traktat. Presidenti i Francës Nikola Sarkozi i bindi homologët e tij të hiqnin nga traktati shprehjen “konkurencë e lirë dhe e papenguar”, në përpjekje për të shuar frikën e votuesve francezë se traktani nuk do t’i mbronte punëtorët. //rd//

XS
SM
MD
LG