Lidhje

Një kompani amerikane mbron prodhimet e veta nga pirateria


Luftimi i vjedhjes së pasurisë intelektuale është tepër i vështirë, ndonjëherë edhe kur falsifikimet janë indentifikuar. I tillë ka qënë rasti i një kompanie eksportuese amerikane, prodhimet e të cilës shiten në më shumë se 180 vende të botës. Për vite me radhë një firmë kineze ka fallsifikuar prodhimet e kompanisë dhe për më tepër ka përvetësuar edhe indentitetin e korporatës.

Në selinë e ABRO Industries në South Bend të Indianës, Presidenti i kompanisë Peter Baranay po përgatit hapin e tij të ardhshëm kundër fallsifikatorëve të prodhimeve të firmës që i kanë kushtuar asaj 15 milionë dollarë humbje në shitjet vjetore. Për vite me radhë, prodhimet e kompanisë së tij janë kopjuar dhe jaë shitur nëpër botë me etiketën e ABROs nga firma kineze Hunan Magic Power Industrial Company.

"Faktikisht ata kanë vjedhur identitetin tonë. Ata janë paraqitur në panairet tregtare në Kinë si të jenë firma ABRO Industries, ata janë paraqitur tek klientët që kanë shkuar për të blerë artikujt si firma ABRO Industries. Ata kanë thënë se janë pronarët e ABROs në Kinë, që është krejtësisht një deklaratë fallso”.

Kompania e tij eksporton ngjitës industrialë dhe artikuj për automjetet me etiketën e ABROs të prodhuara nga kompani të ndryshme kimikatesh në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që ABRO po humbet në shitje, edhe firmat që kanë lidhje me të janë dëmtuar dhe janë detyruar të marrin masa të tjera për të penguar fallsifikatorët.

Guy Berkebile është pronar i firmës Guy Chemical, e cila prodhon artikuj silikoni që përdoren për motorët e manikane. Ai thotë se po shpenzon tani më shumë kohë dhe para për të provuar fallsifikimin e prodhimeve të tij.

"Në kokë të tubetës ne presojmë emrin ABRO. Kjo do kohë dhe shpenzime suplementare për fallsifikatorët që ta bëjnë. Po ashtu ne shtypim me bojë fjalën ‘origjinal’ si dhe kodin e prodhimit”.

Por ai pranon se këto masa vetëm se e ngadalësojnë piraterinë por nuk e ndalin atë. Presidenti i ABROs, Peter Baranay, thotë se me sa duket asgjë nuk funksionon për ta ndaluar këtë pirateri.

Në Kamerun, autoritetet kapën në muajin mars qindra paketa me prodhime të fallsifikuara nën emrin e ABROs që shiteshin në dyqanet e Doualës, pasi kompania kishte marrë leje nga gjykata për të vepruar.

ABRO ka shpenzuar disa dhjetra mijëra dollarë për pagesat ligjore në secilin vend dhe mbi një milionë dollarë vetëm në Kinë në përpjekje për të ndalur fallsifikimet e kompanisë Hunan Magic Power. //kk//

XS
SM
MD
LG