Lidhje

Kryeministri britanik viziton Papa Benediktin


Kryeministri britanik Toni Blair vizitoi Papa Benediktin e 16 sot në Vatikan.

Gjatë bisedimeve me Papën zoti Blair prezantoi fotografi të një britaniku të famshëm i cili konvertoi në fenë katolike.

Kardinali Cormac Murphy O’Connor, kreu i kishës katolike të Britanisë ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Vizita e zotit dhe zonjës Blair ka rritur spekulimet se kryeministri britanik do të braktisë kishën e Anglisë dhe do të konvertojë në katolicizëm.

Cherie Blair, e shoqja e zotit Blair dhe katër fëmijët e tyre janë katolikë. Udhëheqësi britanik i takon kishës anglikane por ndjek meshë zakonisht në kishën katolike me familjen e tij.

Zoti Blair i dha Papës disa fotografi të John Henry Newmanit, një udhëheqës i kishës anglikane në shekullin e 19 i cili konvertoi në katolicizëm dhe me vonë u bë kardinal i kishës katolike.

Një deklaratë e lëshuar nga Vatikani nuk bëri komente rreth bisedës së Papës me kryeministrin Blair. //kk//

XS
SM
MD
LG