Lidhje

Irak: Ushtria amerikane vazhdon operacionet për kapjen e terroristëve


Ushtria amerikane në Irak thotë se forcat e saj kanë ndaluar tre persona të armatosur në lagjen Sadër të Bagdadait, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Iranin.

Gjatë operacioneve dje dhe sot në Irak, ushtria thotë se u vranë 7 terroristë dhe u kapën 10 të tjerë. Ndërkohë po sot, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njoftoi se një person i ndaluar vdiq dje në një spital burgu nga plagët e marra gjatë një sulmi të kryengritësve ndaj këtij spitali. Ai është personi i tetë i ndaluar që vdes si rezultat i sulmit të 9 qershorit ndaj kampit Buka.

Ushtria thotë se më shumë se 60 të ndaluar dhe një polic irakian i burgu plagosën gjatë atij sulmi. Gjithashtu, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se 7 ushtarë u vranë sot në tre sulme të ndryshme në Irak.//lk

XS
SM
MD
LG