Lidhje

Koreja e Veriut pritet ta mbyllë reaktorin kryesor bërthamor


I dërguari i lartë amerikan për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut thotë se pret që Pheniani ta mbyllë reaktorin kryesor bërthamor brenda tre javësh dhe se diskutimet 6-palëshe për çështjen bërthamore të rifillojnë në korrik.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Kristofer Hill tha sot gjatë një vizte në Tokio, se Koreja e Veriut ka rënë dakord për këtë, pasi të diskutojë lidhur me procesin e vëzhgimit të programit me Agjencinë Bërthamore të OKB-së. Inspektorët e Kombeve të Bashkuara pritet të shkojnë në Korenë e Veiut të martën.

Kris Hill, i cili ishte këtë javë për një vizitë të rralë në Korenë e Veriut. Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut u shpreh me optimizëm për vizitën e zotit Hill dhe njoftoi se ka plane që ministrat e jashtëm të 6 vendeve pjesëmarrëve në diskutimee mbi çështjen bërthamore të takohen në fillim të gushtit.

Pheniani ka thënë se do ta mbyllë programin bërthamor, vetëm pasi t’i rikthehen fondet e ngrira prej 25 milionë dollarësh në një bankë të Makaut. Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se fondet janë tranferuar në një Bankën Tregtare ruse nëpërmjet Nju Jorkut. Mediat ruse kanë cituar zyrtarët të kenë thënë se procesi i transferimit të parave Koresë së Veriut, do të përfundojë të hënën.//lk

XS
SM
MD
LG