Lidhje

Udhëheqësit e BE-së, marrëveshje për një traktat të ri


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se kanë arritur një marrëveshje në hartimin e një traktati të ri evropian. Marrëveshja u bë e ditur sot në Bruksel nga krerët shtetërore të Bashkimit Evropian pas një raund negociatash që vazhduan mbrëmë.

Një nga elementet kyçe të marrëveshjes, është se dokumenti nuk duhet quajtur kushtetutë, por traktat. Votuesit francezë dhe holandezë votuan kundëpr kushtetutës në vitin 2005. Marrëveshja u arrit pas dy ditë bisedimesh.

Negociatat gati dështuan, kur Polonia kundërshtoi një paketë kompromisi në rregullat e votimit të Bashkimit Evropian të cilin Varshava e shihte si një mënyrë e të dhënit shumë fuqi vendeve të mëdha të BE-së. Marrëveshja e re bën të mundur që parlamentet e vendeve pjesëtare të kenë autoritetin t’i kundërshtojnë propozimet e Bashkimit që mendohen se bien në konflikt me interesat kombëtare të tyre.

Traktati, po ashtu shtyn ndryshimin e rregullave për votimin e çështjeve që kanë të bëjnë me BE-në. Bashkimi Evropian planifikon ta përfundojë traktatin deri në fund të vitit dhe ratifikimin e tij nga të 27 vendet anëtare, deri në fund të vitit 2009.//lk

XS
SM
MD
LG