Lidhje

Presidenti Putin bisedon me udhëheqësit e Ballkanit për energjinë


Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Kroaci për bisedime me udhëheqës të vendeve të Ballkanit lidhur me shqetësimet e këtij rajoni për energjinë.

Rusia është furnizuese kryesore gazi dhe nafte për Evropën Juglindore dhe zoti Putin e vuri theksin tek ky fakt në një konferencë shtypi në Zagreb. Ai tha se Moska do që të luajë një rol qendror për furnizimin me energji të rajonit dhe është e angazhuar për projekte të përbashkëta energjie.

Në takim morën pjesë udhëheqësit e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Malit të Zi.

Disa vende, përfshirë Kroacinë dhe Hungarinë po bashkëpunojnë në projekte energjitike që kanë si synim shtimin e burimeve të gazit natyror dhe pakësimin e varësisë tek Rusia.

Këto përpjekje pasuan ndërprerjet e furnizimit me energji të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2006 dhe Bjellorusisë në fillim të këtij viti. //kk//

XS
SM
MD
LG