Lidhje

Bashkimi Evropian ra dakort për bisedime të pjesëshme me Turqinë


Bashkimi Evropian ka rënë dakort të rifillojë bisedime të pjesëshme me Turqinë duke u përqendruar në dy fusha më pak të rëndësishme të politikës, por pa prekur një fushë të tretë kryesore, atë të politikave ekonomike dhe monetare.

Gjermania e cila mban presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian kishte planifikuar të hapte bisedimet gjatë periudhës gjashtë mujore të presidencës për tre nga 35 kapitujt e detyrueshëm pë associim që duhet të plotësojnë të gjitha vendet kandidate.

Por diplomatët në Bruksel konfirmuan sot se ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë tërhequr nga rendi i ditës çështjet që kanë të bëjnë me politikat ekonomike dhe monetare.

Nuk ka shpjegime zyrtare për këto ndryshime. Por analistët thonë se presidenti i ri i Francës Nicolas Sarkozy ka shprehur kundërshtim të fuqishëm për anëtarësimin e Turqisë me shumicë myslimane në BE.

Çështje e zgjerimit të BE-së duhet të miratohen nga të gjitha vendet anëtare. //ze//

XS
SM
MD
LG