Lidhje

Izraeli do të lirojë nga burgjet 250 anëtarë të Fatahut


Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se do të lirojë 250 anëtarë të Fatahut që ndodhen në burgjet izraelite, si shenjë e vullnetit të mirë ndaj Presidentit palestinez Mahmud Abas, i cili i përket këtij grupi.

Zoti Olmert e bëri këtë njoftim sot gjatë takimit të nivelit të lartë që zhvillohet në pikën e pushimit Sharm el-Sheik, ku marrin pjesë zoti Abaz, presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe mbreti Abdulah i Jordanisë.

Zoti Olmert tha para takimit se ai do të jetë i rëndësishëm, por nuk përmendi ndonjë arritje për t’u shënuar. Ai e shpjegoi rëndësinë e tij, me faktin se të 4 udhëheqësit kishin shprehur dëshirën për të kontribuar në procesin e paqes. Por zyrtarët palestinezë thonë se duan që të fillojnë bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të Bregut Perëdnimor dhe përparimin drejt krijimit të shtetit palestinez.//lk

XS
SM
MD
LG