Lidhje

Stamboll: Kryeministri Berisha debaton hapur për Kosovën me presidentin serb Tadiç


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pati debate të hapura me presidentin serb Boris Tadiç për cështjen e statusit të Kosovës gjatë takimit të nivelit të lartë të vendeve të nismës së Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi në Stamboll.

Gjatë fjalimit së tij kryeministri shqiptar deklaroi se “tani është momenti final, momenti “de jure”, për t`i dhënë fund procesit të ndarjes së Kosovës nga Serbia. Korniza më e mirë për këtë është korniza e dokumentit të Presidentit Ahtisarit” tha ai duke shtuar se “për këtë Shqipëria ka zgjedhur të mbështesë plotësisht planin Ahtisari” dhe se “ky propozim njeh si zgjidhje të vetme pavarësinë e Kosovës, për hir të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin si dhe garanton të drejta të plota për minoritetet”.

Kosova, tha zoti Berisha, është një rast i veçantë, i vetëm në llojin e tij, sepse që nga viti 1368 deri më 1912, Kosova ka qenë vilajet i Perandorisë Osmane, i banuar kryesisht nga shqiptarë dhe se pavarësisht se populli i saj organizoi kryengritjen më të madhe që Europa përjetoi në atë kohë ajo u ndëshkua dhe iu dhurua një vendi tjetër vetëm për arsyen se ishte një vilajet i një perandori të rënë.

Ndërhyrja e Natos në vitin 1999, sipas zotit Berisha, i dha fund “de facto” lidhjes së Serbisë me Kosovën.

Deklarata e kryeministrit shqiptar për pavarësinë dhe veçanërisht referencat historike të sjella në vëmendje prej tij provokuan një kundërshtim të hapur të presidentit Serb Boris Tadiç, sipas të cilit Kosova është vendi i origjinës së serbëve dhe se dhënia e pavarësisë do të krijonte sipas tij një seri precedentësh të rrezikshëm. //ii

XS
SM
MD
LG