Lidhje

Koshtunica kritikon mbështetjen amerikane për Kosovën


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha se mbështetja amerikane për t’i dhënë Kosovës pavarësi të mbikqyrur po dëmton marrëdhëniet amerikano-serbe.

Përmes një deklarate, kryeministri i Serbisë shprehet se përpjekjet e drejtuara nga Amerika për të krijuar një shtet shqiptar brenda kufijve të Serbisë, do të çojnë drejtëpërdrejt në keqësimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkaura dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur planin Ahtisari që i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur.

Dje gjatë një konference shtypi në Paris me Ministrin e Jashtëm francez Bernar Kushner, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se zgjidhja e statusit të Kosovës do të ketë në bazë realitetin se Kosova dhe Serbia nuk do të jenë më pjesë e të njejtës njësi. Zgjidhja përfundimtare tha zonja Rajs do të jetë një Kosovë e pavarur.

Në Rusi, ndërkohë, kryetari i Dhomës së Lartë të parlamentit, Sergei Mironov, parashikoi që vendi i tij do t’i verë veton çdo rezolute që parashikon pavarësi për Kosovën. //ze//

XS
SM
MD
LG