Lidhje

Debat i ashpër mes Shefit të NATO-s dhe një ligjvënësi të lartë rus


Shefi i NATO-s dhe një ligjvënës i lartë rus, u mbërthyen në një debat të ashpër lidhur me planin amerikan për vendosjen e sistemit të raketave mbrojtëse në Evropën Lindore.

Në debatin e transmetuar nga kanali Eko Moskvi i radios, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hup Skefer, këmbënguli se Rusia nuk duhet të ketë frikë për vendosjen e raketave mbrojtëse në Poloni. Ai tha se qëllimi i tyre është parandalimi i sulmeve të mundëshme nga Koreja e Veriut dhe Irani dhe se raketat nuk përbëjnë kërcënim për Rusinë.

Kryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Rusisë, Sergei Mironov, tha se re raketat e vendosura në kufi me Rusinë përbëjnë kërcënim për sigurimin e saj. Edhe zyrtarë të tjerë rusë kanë argumentuar teorikisht se ato mund të programohen për të goditur objektiva në Rusi.

Sipas planit amerikan, 10 intereptues raketash do të vendosen në Poloni dhe një radar drejtues në Republikën Çeke. //ze//

XS
SM
MD
LG