Lidhje

Kroacia dhe BE bien dakort të zgjerojnë bisedimet e anëtarësimit


Kroacia dhe Bashkimi Evropian ranë dakort të zgjerojnë bisedimet e anëtarësimit për gjashtë çështje të rëndësishme politike, duke gjallëruar shpresat e Zagrebit për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në BE brenda dy vjetësh.

Ministrja e Jashtme kroate Kolinda Grabar Kitaroviç u tha sot gazetarëve në Bruksel se vendi i saj kërkon të përfundojë negociatat dhe të jetë gati të hyjë në tregun e bllokut në vitin 2009.

Anëtarët e BE-së duhet të përfundojnë negociatat për 35 të ashtuquajtur aspekte të politikës, përfshirë marrëveshjet për sistemet financiare, informacionin, ligjin dhe lirinë e medias para se të hyjnë në BE.

Bashkimi Evropian filloi bisedimet me Kroacinë për katër aspekte të politikës në Mars, dhe për dy aspekte të tjera vitin e kaluar. //ze//

XS
SM
MD
LG