Lidhje

Paris Hilton u lirua pasi kreu dënimin me 23 ditë burg


Trashëgimtarja e pronarit të hoteleve Hilton dhe personazhi i njohur, Paris Hilton u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 23 ditësh. Ajo kishte shkelur urdhërin e një gjykate që i kishte hequr patentën e makinës për shkak të ngarjes së saj nën influencën e alkoolit.

Hilton la burgun në Los Angeles gati 15 minuta pas mesnatës sot duke çarë përmes një turme fotografësh dhe kamerash televizive për në makinën ku e priste e ëma, Cathy Hilton. Dënimi fillestar prej 45 ditësh u ul për shkak të sjelljes së mirë të saj në burg.

Çështja Hilton solli debate në Amerikë në se të pasurit dhe të famshmit trajtohen në mënyrë favorizuese nga zyrtarët e rendit.

Në një deklaratë të publikuar nga avokati i saj pas lirimit, Hilton thotë se të qënurit në burg është gjëja më e vështirë që ajo ka bërë në jetën e saj deri tani. //ze//

XS
SM
MD
LG