Lidhje

Nxehtësi e madhe në Greqi, Itali dhe Rumani


Greqia, Italia dhe Rumania u përballën përsëri sot nga një valë e madhe e të nxehtit që ka ndezur zjarre dhe ka ndërprerë energjinë duke lënë më shumë se 30 të vdekur në rajon gjatë ditëve të fundit.

Në Britani, ndërkohë shira të rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë detyruar qindra të tjerë të largohen nga Yorkshire që duket gati për tu shembur. Parashikuesit e motit thonë se këto janë shirat më intensivë në vite.

Zjarret përfshijnë Greqinë sot ndërsa zyrtarët dhanë paralajmërimin për të gjithë vendit. Linjat e ngarkuara të energjisë sollën ndërprerje të saj në Athinë.

Shqipëria dhe Rumania kanë patur temperatura që i afrohen 40 gradë celsius. //ze//

XS
SM
MD
LG