Lidhje

Qeveria e Republikës serbe të Bosnjes proteston ndaj të dërguarit ndërkombëtar


Qeveria e Republikës serbe të Bosnjes po proteston lëvizjen e një të dërguari ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë që mori kontrollin e memorialit të masakrës së Srebrenicës dhe ia kaloi qeverisë qëndrore.

Autoritetet në shtetin serb ku ndodhet memoriali thanë se vendimi, i cili u mohon të drejtën kushtetuese mbi monumentin dhunon marrëveshjen e paqes.

Administratori ndërkombëtar i Bosnjes që po largohet nga detyra, diplomati gjerman Christian Schwarz Schilling, vendosi dje që varrezat ku janë vendosur trupat e viktimave të masakrës së vitit 1995 duhet të jenë nën kontrolin e qeverisë qëndrore.

Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund konfliktit në vend e ndau Bosnjen në një republikë serbe dhe në një federatë myslimano-kroate.

Në fund të konfliktit forcat serbe hynë në enklavën e Srebrenicës që mbrohej nga Kombet e Bashkuara dhe më pas vranë gati 8 mijë burra dhe djem në atë që njihet si masakra më e tmerrshme në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore. //ze//

XS
SM
MD
LG