Lidhje

Ryker ndalon gardën e Car Lazarit të hyjë në Kosovë


Kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës Joakim Ryker nënshkroi sot pasdite një urdhëresë ekzekutive, e cila i ndalon anëtarët e së ashtuquajturës Garda e Car Llazarit, që të hyjnë në Kosovë.

Njoftimi u bë i ditur gjatë takimit të zoti Rycker me komandantin e paqeruajtësve të NATO-s Roland Kather dhe kryeministrin Agim Ceku, ku u diskutua për sfidat e sigurisë në ditët në vijim.

Gjenerali Kather deklaroi se zyrtarëve të lartë në Beograd u është dërguar një mesazh shumë i qartë se nesër në Gazimestan pranë Prishtinës, nuk do të lejohen provokime.

Kryeministri Çeku kërkoi që të mos politizohen manifestimet me karakter fetar dhe u beri thirrje qytetarëve të Kosovës të lenë organet e rendit të kryejnë detyrën e të mos ndihen bashkë-pjesëmarrës në ruajtjen e sigurisë.//iç//

XS
SM
MD
LG