Lidhje

Koreja e Veriut lejon inspektorët në reaktorin e saj kryesor


Korea e Veriut do të lejojë inspektorët e OKB-së të vizitojnë reaktorin kryesor, që është në qëndër të programit bërthamor të Phenianit.

Shefi i inspektorëve në Agjencinë Ndëkombëtare për Energjinë Bërthamore, Olli Heinonen i tha sot agjencisë së lajmeve Kiodo se ekipi i tij do të vizitojë nesër Jongbionin.

Zoti Heinonen nuk bëri komente lidhur me diskutimet që pati me zyrtarët në Penhan, megjithatë ai tha se takimet shkuan mirë.

Ekipi mbërriti dje në Phenian për një vizitë pesë ditore. Grupi do të përpiqet të negociojë mbylljen e reaktorit bërthamor Jongbion dhe impjantit që proceson materialet bërthamore.

Agjencia jugkoreane e lajmeve tha se Koreja e Veriut mund të ketë kryer një tjetër provë me raketë. Agjencia Jonhap citoi zyrtarë të mbrojtjes të kenë thënë se ka shenja se Korea e Veriut ka lëshuar raketa në bregun e saj lindor sot si pjesë e një stërvitjeje rutinë. Zyrtarët nuk konfirmuan kryerjen e provës.//iç//

XS
SM
MD
LG