Lidhje

CIA bën publike qindra dokumente


Agjencia amerikane e Zbulimit CIA, bëri publike qindra
dokumenta dikur sekrete, duke dhënë detaje të disa prej
aktiviteteve të agjencisë nga vitet 1950 deri në fillim të viteve 1970. Ndër të tjera në to përfshihet një komplot për vrasjen e presidentit kuban Fidel Castro.
CIA publikoi dokumentat në faqen e saj elektronike në
përgjigje të një kërkese sipas Aktit të vitit 1992
për Lirinë e Informacionit. Drejtori i CIAs, Michael Hayden i quan dokumentat “një paraqitje e shkurtër e një kohe dhe agjencie shumë ndryshe nga tani”.

Përveç komplotit kundër zotit Castro, dokumentat përshkruajnë spiunazhin në vend, hapjen e postës private dhe hetimin e gazetarëve. Agjentët ndoqën nga afër të ish gazetarit të Washington Postit Michael Getler për tre muaj në vitin 1971.

“Ata vëzhgonin me kë bisedoja. Mernin fotografi të atyre me të cilët haja drekë. Kanë marrë fotografi edhe nga dritarja e shtëpisë sonë”.

Punonjësit e CIAs i kanë cilësuar këto dokumenta si “xhevahire të agjencisë”. Ato u grumbulluan në vitin 1973 nga drejtori i atëhershëm i CIAs James Schlesinger ndërsa kërkonte të dinte në se dhe kur CIA mund të kishte tejkaluar autoritetin e saj.

Shumë detaje u bënë të njohura në një seancë dëgjimore para dy komisioneve të kongresit dhe një komisioni presidencial që hetonte në se ishin bërë shkelje.

Gary Thomas është korrespondent i Zërit të Amerikës për çështje të sigurisë kombëtare.

“Mendoj se urdhëri erdhi nga Shtëpia e Bardhë, nga agjentët federale që kërkonin të kryenin këto aksione. Kryeprokurori Bobby Kennedy kërkonte vrasjen e Fidel Castros”.

Zoti Thomas thotë se megjithëse publikimet nuk japin ndonjë zbulim të padëgjuar, ato mund të nxisin më shumë debate rreth irritimit brenda komunitetit të zbulimit.

“Hetimet në atë kohë çuan në vendosjen e barrierave midis CIA-s dhe agjencive të tjera, në zbatimin e ligjit apo bashkëpunimin e zbulimit. Agjencitë e zbulimit kishin frikë se mund të ndërlikoheshin në çështje të zbulimit të brendshëm. Kjo çështje tani është hapër përsëri dhe agjencitë e zbulimit të brëdshëm thonë se në fakt janë dëmtuar përpjekjet e tyre të vëzhgimit brenda vendit që mund të kishin ndaluar sulmet e 11 shtatorit në se do të survejonim më shumë. Mendoj se publikimi i dokumentave do të rigjallërojë këtë debat”.

Ngjarrjet e viteve 70-të rreth aktiveteve të CIAs ndikuan drejtëpërdrejtë në krijimin e dy komisioneve të kongresit që vëzhgojnë çështjet e zbulimit amerikan.//iç//

XS
SM
MD
LG