Lidhje

Bashkimi Evropian kritikoi Bullgarinë dhe Rumaninë


Bashkimi Evropian kritikoi anëtaret më të reja Bullgarinë dhe Rumaninë për përparim të pamjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por ndaj këtyre dy vendeve nuk u vendos ndonjë sanksion.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë, Franko Fratini, në raportin që u lëshua sot, u bën thirrje Bullgarisë e Rumanisë që të tregohen më këmbëngulëse në zbatimin e reformave juridike dhe kundër korrupsionit. Në raport bëhet thirrje për përqasje më të rrepta për të plotësuar standartet e Bashkimit Evropian për përparim në këto fusha.

Mos plotësimi i këtyre standarteve mund të çojë në vendosjen e sanksioneve pas paraqitjes së një raporti të ri qershorin e vitit të ardhshëm. Në raportin e Bashkimit Evropian theksohet se Bullgaria dhe Rumania kanë bërë një farë përparimi në reformimin e gjyqsorit, por në përgjithësi ky përparim cilësohet i pakënaqshëm. //ze//

XS
SM
MD
LG