Lidhje

Mandati i kryeprokurores del Ponte në përfundim


Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Karla Del Ponte, tha se ka rënë dakord të qendrojë në këtë post deri në fund të këtij viti, ndërkohë që zyrtarët ndërkombërarë po shqyrtojnë kandidaturat për zëvendësuesin e saj.

Zonja Del Ponte, e cila ka qendruar 8 vjet në këtë post, u tha gazetarëve në Strasburg se ajo është e gatshme të qendrojë në post, por pret miratimin zyrtar të qeverisë zvicerane për vendimin. Ajo ka qënë Prokurorja e Përgjithshme e Zvicrës, para e të emërohej në Gjykatën e Hagës.

Lajmet nga Haga bëjnë të ditur se prokurori belg, Serge Brammeritz është një nga kandidatët kryesorë për zëvendësimin e zonjës Del Ponte. Aktualisht zoti Brammeritz po udhëheq hetimet e Kombeve të Bashkuara për vrasjen në vitin 2005 të ish Kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri.

XS
SM
MD
LG