Lidhje

Senati bllokon projektligjin për imigracionin


Senati amerikan bllokoi një projektligj, që do të reformonte rrënjësisht imigracionin dhe që mbështetej nga presidenti Bush. Projektligji mund të hapte rrugën drejt shtetësisë për miliona imigrantë pa dokumenta.

Në një votim të rëndësishëm që u zhvillua sot, për miratimin e projektligjin me kompromis të imigracionit u deshën edhe 14 vota, që të siguroheshin 60 votat e nevojshme në senatin me 100 anëtarë, në mënyrë që të kalohej në një votim përfundimtar. Vetëm 12 senatorë republikanë votuan në favor të projektligjit, duke pasqyruar kështu një mungesë të madhe mbështetje brënda vetë partisë së presidentit Bush.

Duke reaguar lidhur me votimin e sotëm, presidenti Bush tha se dështimi i kongresit për të vepruar lidhur me reformën e imigracionit është zhgënyese. Projektligji është një marrëveshje dypartiake e arritur me presidentin Bush që do të krijojë mundësinë drejt shtetësisë amerikane për rreth 12 milion punëtorë pa dokumenta. Ai përfshin gjithashtu një program të punëtorëve sezonalë, si dhe masa më të rrepta sigurie në kufi. //rd//

XS
SM
MD
LG