Lidhje

Bota e kafesë


Në kafenenë La Colombe në Philadelphia të Pensylvanisë mund të shijosh një filxhan kafe ndërsa lexon gazetën ose takohesh me miq. Dyqani është gjithnjë i mbushur me njerëz dhe plot gjallëri. Njerëzit që punojnë aty mund të të përgatisin shumë shpejt një ekspreso të mrekullueshme ose kafe amerikane. La Colombe është një shembull i mirë që tregon rëndësinë që ka marrë kultura e kafesë në Shtetet e Bashkuara.

Në Shtetet e Bashkuara numri i dyqaneve të specializuara të kafesë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 1995 kishte mesatarisht 5 mijë dyqane dhe shitës të specializuar. Në vitin 2006 ky numër u rrit në gati 24 mijë. Është e pamundur të ecësh rrugëve në qytetet amerikane pa kaluar pranë një kafeneje. Dhe shanset janë që dyqani të jetë Starbucks. Kompania Starbucks u themelua në Seattle të shtetit Washington në vitin 1971. Sot kjo kompani ka më shumë se 12 mijë dyqane në mbarë botën. Starbucks ka ndikuar që kafeja të bëhet pjesë e kulturës popullore të jetës së përditshme të njerëzve. Dyqanet shesin kafe të llojeve të ndryshme. Ata shesin kafe të ngrohtë e të ftohtë si Frappucino dhe Çokollatë Moka të Bardhë. Aty shiten gjithashtu sanduiç, disqe muzikore dhe libra. Starbucks ka ndihmuar në edukimin e njerëzve për botën e kafesë.

Por kafe për t’u shijuar, ka shumë më tepër sesa thjesht ajo e Starbucksit. Në fakt shumë njerëz kritikojnë zgjerimin agresiv të firmës Starbucks dhe dyqanet e njëjtë kudo. Kompania e ka bërë biznesin të vështirë për dyqanet e vogla të kafeve, që kanë një qasje më personale ndaj konsumatorëve. Por si u zbulua kafeja? Një histori popullore flet për Kaldin, një fermer bagëtish që po kujdesej për kecat në malet e Etiopisë ku pema e kafesë është rritur për shekuj. Ai pa se dhentë e tij u gjallëruan dhe u bënë më aktiv kur provuan frutet e pemës. Kaldi e përcolli zbulimin e tij tek një grup punonjësish fetar. Kur ata bënë pije nga fruti i pemës, kuptuan se mund të rrinin zgjuar për orë të tëra të luteshin. Kjo njohuri shumë shpejt u përhap në të gjithë botën.

Sot, kafeja është artikulli i dytë më i tregëtuar në botë pas naftës. Një kokër kafeje kalon nëpër një seri prodhuesish, eksportuesish, importuesit, pjekësish dhe shitësish. Ky zhinxhir i gjatë i prodhimit ka efekte madhore sociale dhe politike. Për shembull disa prodhues dhe preferues të kafesë janë të shqetësuar rreth lëvizjes për Tregëti të Drejtë. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është të sigurojë që fermerët e kafesë nga e gjithë bota të marrin një çmim të drejtë për prodhimet e tyre. Fermerët e varfër janë organizuar në grupe të quajtura koperativa. Në këtë sistem atyre u garantohen paratë. Edhe në se çmimi i tregut për kafen bie, këta fermerë mund të fitojnë para të mjaftueshme për të jetuar. Kritikët e kësaj lëvizjeje thonë se fermerët e kafesë ende nuk marrin para të mjaftueshme për punën që bëjnë dhe disa ekonomistë argumentojnë se Tregëtia e Drejtë krijon një rezervë të madhe të kafesë.

Ka gjithashtu shqetësime të ambjentit që lidhen me industrinë e kafesë. Prodhimi industrialë i kafesë mund të kenë ndikim negativ tek natyra. Kimikatet që përdoren në procesin e prodhiimt mund të dëmtojnë plehun dhe burimet ujore. Organizatat ambjentaliste kanë punuar për të krijuar regulla të prodhimit të kafesë në mënyra miqësore ndaj ambjentit. Shumë kafexhinjë e blejnë kafenë pikërisht për të mbështetur këto përpjekje. Kështu që herën tjetër që pini kafenë në mëngjes, mund të mendoni për historinë e pasur dhe popullaritetin e saj. Mund të imagjinoni gjithashtu distancën e largët që ajo bën për të arritur në filxhanët tuaj. //rd//

XS
SM
MD
LG